Thursday 3 December 2015

Fondacioni Kosovar i Arkitekturës
në bashkëpunim me
Komunën e Fushë Kosovës
shpallin konkurs për:



Pozitën:
Praktikant në Zyrën për Rigjenerim Urban


Vendi:
Fushë Kosovë / Prishtinë

Zyra për Rigjenerim Urban në Komunën e Fushë Kosovës është themeluar nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës në bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës dhe si qellim kryesor ka trajtimine qasjës në hapësira publike të qytetit.   

Përshkrimi i punëve:
Praktikantët do janë të angazhuar në terren dhe zyre, duke bërë identifikimin e gjendjës egzistuese në hapësirat publike të qytetit duke bërë, matje, analiza, anketime, vizatime, përpunime grafike si dhe përpilime të dokumentacioneve të tjera përcjellëse grafike dhe të shkruara. 

Kushtet për aplikim:
Të jetë student i arkitekturës apo planifikimit urban, të ketë njohuri të mira të programeve draftuese sikurse: ArchiCad dhe AutoCad, si dhe atyre edituese: Adobe Photoshop, Indesign, Ilustrator, Rhino, etj.  Kandidati preferohet të jetë i posa diplomuar apo të jetë duke e punuar punimin e diplomës dhe të ketë njohuri të mira rreth problematikave urbane të qytetit të Fushë Kosovës.


Të interesuarit për aplikim duhet të dërgojnë CV-në (së bashku me kontaktet)  në një fletë A4 (pdf format) si dhe 3-4 faqe të punimeve të tyre që përfaqësojnë më së miri aftësitë e tyre, në emailin info@prishtinaarchitectureweek.com deri më datën 20 dhjetor 2015.


No comments:

Post a Comment